Marrëdhënia mesnuses dhe vjehrrës gjithmonë kanë qënë problematike jo vetëm për shkak të karakterit të grave që duhet të bashkëjetojnë në të njëjtën familje por edhe si shkak i mentalitetit të dy brezave.

Por marrëdhëniet nuse – vjerrë mund të kthehet në një “fushë beteje” sidomos paslindjes së fëmijëve të çiftit të ri.

Që situata të mos agravohet po ju propozojmë një listë me 10 frazat që vjerra nuk duhet t’ia thotë kurrë nuses së saj.

Soba do të ishte më e pastër nëse…

Çdo koment negativ që i referohet pastërtisë së shtëpisë, edhe kur nuk i drejtohet ndokujt në veçanti, pothuajse gjithmonë keqinterpretohet. Më shumë sesa një këshillë dashamirëse, ky lloj komenti interpretohet si një ndërhyrje antipatike, “nusja nuk di të bëjë punë”.

Djali im është dobësuar!

Nuk ka rëndësi nëse në vitet e fundit ai ka vënë pak bark, pasi për nënën djali i saj është gjithmonë i kequshqyer që kur është lidhur me vajzën moderne që nuk di të gatuajë.

Ndoshta mund të vi të jetoj me ju pas lindjes së fëmijës

Kjo është një nga frazat më të tmerrshme. Pasi në qoftë se ne kemi mësuar që periudhën paslindjes mund ta shohim si një periudhë delikate dhe intime, për ta shpenzuar sa më shumë të jetë e mundur në familje, vjehrra mezi pret orën që të “ndihet e dobishme”, dhe të ngulet në shtëpinë e çiftit të ri për një kohë të pacaktuar, në mënyrë që “t’i ndihmojë…”

Pasi të kesh lindur fëmijën mund të kesh nevojë për mua

Ky është një versioni i hipotezës së transferimit që përmendëm më sipër. Një frazë e tillë është e palumtur për një fillim apo nisje. Pasi nuseve më mirë u vjen që të “vdesin” nga lodhja sesa t’i kërkojnë ndihmë vjerrës.

Ke lindur me këmishë!

Jeta e nuses është e thjeshtë, e mrekullueshme, një rrugë e sheshtë në krahasim me rrugën e gjatë dhe dredha-dredha që ajo duhej të përshkonte, e “vogla vajzë” në versionin e moshës së tretë. Asaj i’u desh të punonte, pasi ajo gjithçka që ka e ka arritur me djersë, ajo nuk ka mundur t’i rriste vetë fëmijët e saj, sepse duhej të punonte…

Ndërkohë nusja e “ledhatuar nga fati” dhe e “paprekur” nga problemet, ka marrë si dhuratë të jetës privilegjin më suprem, djalin e saj!

Fëmijës tim i pëlqen…

Fëmijës së saj, tashmë burrë i pëlqen shumë të hajë lazanja të paktën një herë në javë, t’i gjejë bluzat e palosura në mënyrën e duhur dhe pas darke t’i shërbehet kafeja teksa qëndron në divan, me një gjysmë lugë çaji sheqer tashmë të përzier. Në këtë mënyrë ajo harron se edhe nusja e saj sapo ka lindurnjë fëmijë dhe ai do përkushtimin e tij, ndryshe nga tekat që kërkon i shoqi.

Është treguar i mirë deri tani…

Pasi e keni lënë fëmijën tuaj me vjehrrën në shtëpi për të shkuar në një punë të rëndësishme, ktheheni dhe çfarë të shikoni! Fëmijën e gjeni në mes të shtëpisë mes një rrëmuje të paparë, por komenti i vjehrrës është gjithmonë i njëjti “Është sjellë mirë deri tani”.

Mos e çoni fëmijën në çerdhe!

Shumë vjehrra, çerdhja përjetohet si një lloj kurthi nga i cili fëmijët dalin të prekur nga çdo lloj sëmundjeje. Por, veçanërisht për të, dërgimi në çerdhe do të thotë se tek ajo nuk kanë besimin e duhur që të kujdeset për fëmijën.

Më dukesh e lodhur (do të merrem unë me të voglin)

Përveç faktit se komentet negative fizike nuk janë një ide e mirë, kjo frazë është veçanërisht për të ardhur keq nëse nuses i thuhet disa ditë pas lindjes (pavarësisht pamjes së lodhur), kur ajo në të vërtetë do të kalojë pak kohë me fëmijën e saj dhe nuk do t’ia besojë atë një personi të cilin ndoshta e sheh si të huaj dhe “negativ”.

Ish e dashura e djalit tim…

“Të kujtohet ish e dashura e djalit tim, ajo biondja e gjatë? E takova pak më parë, u tregua shumë e dashur. “Natyrisht kjo frazë i thuhet nuses pasi ajo ka kaluar një natë pa gjumë, me flokët e shpupuritura dhe me foshnjën që qan në krahët e saj. A është e drejtë kjo gjë?!

Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhen biseda të tilla që do të acaronin çdo femër… dhe pastaj fajin e kanë nuset. /albeu.com/

SHPËRNDAJE